Rusi, opinioni kunder Abramovich dhe Hiddink

12/02/2009 16:10

Opinioni publik dhe mediatik ne Rusi eshte hedhur kunder federates se futbllit dhe pronarit te Chelsea, Abramovic, pasi ky i fundit nenshkroi nje kontrate deri ne fundin e sezonit me teknikun e kombetares, Guus Hiddink.

Ish trajneri i Rusise, Anatoli Byshovets e shikon si mjaft negativ vendimin e holandezit per te drejtuar dy skuadra ne te njejten kohe. “Kush mban dy role ne te njejten kohe ka me shume aspekte negative se sa pozitive. E kam provuar kete gje ne te shkuaren me Rusine dhe Zenitin dhe mund te them se nuk ishte nje situate e lehte”, thekson Byshovets.

Kete teme e ka komentuar edhe ish futbollisti Andrei Kanchelskis. “Kombinimi i dy roleve eshte nje gje e gabuar. Do te rezultoje nje zgjedhje negative per kombetaren ruse”, pohon ish lojtari i Everton dhe Manchester. Kunder Abramovich qe paguan nje pjese te mire te pages se Hiddink, jane hedhur edhe mediat qe e shikojne kete levizje si shume te demshme per kombetaren e vendit te tyre.

Top Channel