Revolucion, loja me rregulla të reja

12/02/2009 10:25

Presidenti i FIFA-s, Josef Blater, bën surprizën e radhës…

Këto ditë është folur për vendosjen e gjyqtarëve në vijën fundore, është folur për teknologjinë e “gol – jo gol”, por Bordi i ardhshëm Ndërkombëtar, depozituesi i rregullave të reja të futbollit, do të merret mbi të gjitha me të tjera gjëra: katër zëvendësime në rast të ndeshjeve në kohë suplementare, pushim mes dy pjesëve deri në 20 minuta, ngjyrave e nastrove që futbollistët do të përdorin në çorapet e tyre. Mbledhja do të zhvillohet në Irlandën e Veriut, më 28 shkurt të këtij viti.

Zëvendësimet

Propozim shokues: nëse do të shkohet në kohët suplementare, dhe do të jetë në lojë suksesi ose kualifikimi për në një kompeticion, pritet të pranohet edhe një zëvendësim i katërt. Jo vetëm.

Në të nxehtin e verës, pushimi mes pjesës së parë dhe pjesës së dytë të një takimi mund të shoqërohet me ndonjë copë të vogël paste. Ka edhe një propozim tjetër, zgjatjen e pushimit mes dy pjesëve deri në 20 minuta, por këtu duket se kanë ndikuar televizionet, për ta shfrytëzuar si hapësirë publicitare?

Pozicioni jashtëloje

Për shkak të të famshmit gol të Van Nistelroit ndaj Italisë, me Panuçin, që ishte jashtë fushës, por që në të njëjtën kohë mbante në lojë holandezin, ja ku vjen edhe propozimi për të qartësuar këtë çështje: nëse një mbrojtës është jashtë fushës pa lejen e gjyqtarit, është njësoj sikur të ishte brenda vijës fundore. Për më shumë: kush tenton të dalë jashtë fushe pa lejen e arbitrit rrezikon ndëshkimin me karton.

Nastro i çorapeve

Ka të reja edhe rreth detajeve: Nastro i përdorur shpesh mbi çorapet duhet të jetë i së njëjtës ngjyrë. Tjetër rregull: për trajnerët (më në fund) do të lejohen të qëndrojë në këmbë në zonën teknike, pasi t’u ketë dhënë udhëzimet lojtarëve.

Shpresojmë që kështu do t’i jepet fund një prej rregullave më absurde në historinë e futbollit. Së fundmi, në rast të gjuajtjes së penalltive përfundimtare, nëse një skuadër është në superioritet numerik dhe duhet të përjashtojë nga lista dikë, nuk do të mund të “eliminojë” portierin.

Gjyqtar në fundore

Do të flitet edhe për dy gjyqtarë në fundore, të propozuar nga Platini: relacioni i UEFA-s është më se entuziast, por dihet që Blater ka në mendje tjetër gjë. Pra, teknologjinë e “gol – jo gol”, e futur sërish mes temave në diskutim, edhe pse prej kohësh nuk ka pasur zhvillime. Dhe pastaj, me siguri bosi i FIFA-s nuk do të ishte i kënaqur nga një propozim i njeriut që tashmë është “rivali” i tij, Mishel Platini. Nuk do të jetë një argument i lehtë për t’u kaluar.

Ndëshkimet

Do të flitet edhe për një tjetër propozim revolucionar: ndëshkimet me kohë, 5 ose 10 minuta, për të qetësuar disi shpirtrat e trazuara të disa skuadrave, të cilat do të penalizoheshin në fazat më të rëndësishme të lojës. Të shikojmë. Votojnë pro 8 persona (4 vota FIFA, 4 Federatat Britanike) dhe duhen edhe 6 vota për të aprovuar një modifikim të rregullores.
 

Përplasja

Pritet të regjistrohet një përplasje mes presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, dhe presidentit të FIFA-s, Sep Blater, në lidhje me përzgjedhjen e një rregulli mes përdorimit të gjyqtarëve në fundore apo të aplikimit të “gol – jo gol” 

Top Channel