
Kur Tirana u pastrua nga kioskat, shitoret dhe lokalet zune katet e para te pallateve. Por sipas eksperteve te ndertimit, shpesh u nderhy pa kriter, duke vene ne rrezik qendrueshmerine e godinave.
Paralelisht, pallatet e reja u ndertuan me disa lehtesi shtese, si per shembull ashensori apo citofoni. Por ne secilin prej rasteve, jetesa ne komunitet kerkon disa norma minimale qytetarie, si edhe dike, qe te mirembaje pjeset e perbashketa te shkalles.
Per te trajtuar pikerisht kete problem, kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama ishte sot per dreke tek familja kryeqytetase Tusha.
“Kemi probleme me ashensorin, shkallet. Eshte e veshtire te mbledhesh njerezit dhe te diskutosh”, eshte shprehur kryetari i familjes gjate drekes me kryebashkiakun.
Ndersa ky i fundit nga ana e tij ka fajesuar pushtetin qendror per modifikimin e gabuar te nje ligji per kete problem.
“Eshte bere kohe e gjate qe ka pasur nje ligj per banimin ne komunitet, pasi ka ndryshuar struktura shoqerore, ajo komunitare dhe e marredhenieve mes njerezve me shtetin dhe per fat te keq ky ligj eshte zvarritur. Do te shkoje ne Parlament nje ligj qe nuk do t’i zgjidhe problemet”, ka pohuar Rama.
Kryetari i bashkise beson se ne fillim, ndermjetesia e shtetit eshte e domosdoshme. Por meqe qeveria aktuale sipas tij nuk ka bere asgje, ai premton te ndryshoje situaten nese vjen ne pushtet.
“Ne patjeter do ta ndryshojme kete realitet sepse eshte domosdoshmeri per kete qytet. Edhe 136 dite kemi”, ka shtuar Rama.
Top Channel