
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte takuar me vullnetaret e qytetit te Lezhes. Duke folur mbi problemet e qytetareve te Lezhes dhe zonave perreth, Rama premtoi se do te fuse ne listen e puneve te qeverise edhe fshatin, qe deri me tani sipas tij eshte lene ne harrese.
“Nuk mund te kete nje Shqiperi evropiane qe jeton ne Tirane dhe nje Shqiperi mesjetare qe jeton ne fshat. Nuk mund te kete nje Shqiperi qe dridhet para ushqimeve te perditshme per shkak te cmimeve qe rriten cdo dite. Nuk mund te kete as nje Shqiperi ne BE nese nuk ka nje Shqiperi qe arrin te ushqeje normalisht qytetaret e saj”, ka deklaruar Rama.
Problemet e njerezve, tha Rama, qendrojne te pazgjidhura pertej ndasive partiake qe politika e vjeter ushqen prej 18 vitesh deri ne fshatin me te larget ne vend.
“Ne nuk do mallkojme erresiren ku duan te na mbajne edhe per 4 vjet te tjera, por do te ndezim driten sepse ne synojme nje Shqiperi te bashkuar”, ka shtuar Rama.
Top Channel