
KQZ pritet te shqyrtoje sot projektvendimin per ndarjen e mandateve te deputeteve ne 12 qarqet e vendit.
Nje dite pas mberritjes se regjistrit te shtetasve pa emrat e dubluar do te mund te konkretizohet edhe kjo vendimmarrje. Sipas projektvendimit ne zgjedhjet e ardhshme te 28 qershorit 2009, kryeqyteti me popullsi 992.118 shtetas do te kete 32 deputete.
Pas tij vjen Qarku i Fierit, me numer popullsie 488.439 shtetas dhe perkatesisht 16 mandate deputetesh. Ne vend te trete per nga shperndarja e mandateve vjen qarku i Elbasanit me 426.903 shtetas dhe 14 mandate deputetesh. Pas tij renditet Qarku i Durresit me 13 mandate, Qarku i Korces me 12 deputete; Qarku i Shkodres me 11, Beratit me tete, Lezha me 7, Dibra me 6, Gjirokastra me 5 dhe Kukesi me 4.
Top Channel