
Ministri i Financave, Ridvan Bode, hodhi poshte akuzat e opozites ndaj qeverise per abuzime ne administrimin e projektit per menaxhimin e bregdetit te Jales.
Bode perjashtoi ekzekutivin nga problemi me projektin, qe sipas tij nuk ka lidhje me qeverine, por me procedurat e brendshme te Bankes Boterore, qe ne dizenjimin e projektit nuk mori ne konsiderate rregullat e bankes.
“Paneli i inspektimit te BB-se ka si mision investigimin e procedurave te brendshme te bankes dhe jo investigimin e qeverise shqiptare”, u shpreh ministri.
Investigimi lidhet me ceshtjen e prishjes se ndertimeve pa leje ne bregdet. Sipas Bodes, prishja e ndertimeve nuk ishte nisme e nje individi, por u be pas kerkeses se autoriteteve te bankes, qe detyroi edhe pershpejtimin e ketij procesi.
“Akuza per njolla te ndertimit te influencuara nga interesa korruptive, nuk ka lidhje me projektin e tanishem te qeverise. Njollat nuk i vendos qeveria, por eshte kompetence e autoriteve lokale qe te percaktoje njollat e ndertimit”, u shpreh Bode.
Ministri njoftoi se me date 19 shkurt pritet deklarata e Bordit te BB dhe prej andej do te dale deklarata e plote per kete ceshtje.
Top Channel