Humbja me Malten, shi kritikash kombetares

12/02/2009 15:15

Shfaqja e shemtuar e dhene nga kombetarja shqiptare ne Malte ka sjelle reagime te ashpra nga opinioni vendas.

Specialiste te futbollit nuk kane kursyer asnje nga aktoret e saj, trainerin Ari Haan dhe lojtaret kuqezi. Nje nga legjendat e perfaqesueses tone dhe trajneri i saj, Sulejman Demollari ka shpjeguar se gabimi kryesor per kete zhgenjim bie mbi trajnerin holandez.

“Ishte nje ndeshje e turpshme dhe sidomos pjesea e dyte. Jemi mesuar t’i quajme ndeshje te vogla dhe prandaj eshte motivimi i trajnerit qe nuk u pa. Haan duhet te njohe cdo lojtar te ekipit tone”, shprehet Sulejman Demollari.

Nderkaq kryeredaktori i gazetes “Sporti Shqiptar”, Bashkim Tufa, thekson se perpos lavdeve dhe mburrjeve, futbolli shqiptar me lojen ne stadiumin “Ta’ Qali” tregoi se eshte ende amatoresk. “Ky barazmim tregoi se jemi ne nje stad amator te futbollit dhe na mungon qendrueshmeria”, nenvizon Tufa. Barazimi ne Malte, i ngjiti kuqezinjte ne vendin e 3 me 6 pike, por me 2 ndeshje me shume se kryesuesit e Danimarkes.

Top Channel