Gilman Lika titullar, Agolli humb Hungarinë

12/02/2009 09:45

Pas aktivizimit 10-minutësh në miqësoren e nëntorit 2008 me Azerbajxhanin, Gilman Lika ka fituar një fanellë titullari kundër Maltës.

Trajneri Ari Han i ka besuar talentit shkodran aksionet ofensive në krahun e majtë dhe lojtari që militon në Superligën turke me Haxhetepen nuk ka zhgënjyer.

Majtoshi ka qenë vazhdimisht i rrezikshëm me inkursionet dhe harkimet e tij, duke mbajtur në tension të vazhdueshëm mbrojtjen kundërshtare. Për Likën, kjo ishte paraqitja e dytë me përfaqësuesen kuqezi.

Në këto eliminatore, krahu i majtë në mesfushë ka qenë një “kantier” i hapur, pasi fillimisht aty aktivizohej talenti tjetër, Jahmir Hyka. Lajmi i keq për skuadrën tonë është se me kartonin e verdhë kundër Maltës, Ansi Agolli është i pezulluar për sfidën e 28 marsit në “Qemal Stafa” kundër Hungarisë.

Top Channel