
Gjate 15 viteve te fundit numri i perdoruesve te droges eshte rritur ndjeshem dhe eshte shtrire ne te gjithe territorin e vendit dhe nuk eshte me monopol i kryeqytetit apo qyteteve te medha.
Ne vitin 1995, ne repartin e toksikologjise ishin regjistruar vetem 27 raste, ndersa ne 2008 jane regjistruar 2408 perdorues, por kjo sipas vete mjekeve eshte vetem maja e ajzbergut, pasi ky eshte nje kontigjent qe perdor drogen prej me shume se 5 vitesh.
“Nuk ka cep te vendit qe mos te jete i infektuar nga fenomeni i droges. Laci, Cerriku, Elbasani, Kukesi e Tepelena, jane qytete ku keto vitet e fundit eshte rritur perdorimi. Ka raste kur heroina kombinohet me kokaine dhe kur heroina kombinohet me qetesues”, deklaron mjeku Zihni Sula.
Mjeket apelojne per ndihme, pasi ne kete repart nuk ka medikamente dhe vetem 6 shtreter qe mund te perdoren per trajtimin e narkomaneve.
“Na duhen medikamente qe jane jeteshpetues. Aloksoni eshte nje ilac shpetues, te mos flasim per metadonin dhe shume preparate te tjera. Ne ketu detyrohemi te kombinojme medikamente te tjera, ose t’i drejtohemi tregut privat”, shton Sula.
Kombinimi i drogave me ilace sjell deme te medha fizike dhe psiqike tek perdoruesit, te cilet shpesh here jane mbartes edhe te hepatitit b dhe c. Mosha e te rinjve qe marrin substance toksike tashme ka zbritur nen 15 vjec dhe eshte rritur numri i femrave.
Top Channel