
17 vjet pas largimit nga Partia Demokratike dhe krijimit te Aleances Demokratike, Neritan Ceka ka zyrtarizuar bashkepunimin me PD ne pushtet, duke deklaruar se bashku me kryeministrin Berisha daljen ne nje koalicion elektoral ne zgedhjet e 28 qershorit. (UPDATE)
Takimi mes dy politikaneve, dikur rivale te forte me njeri-tjetrin, u zhvillua ne zyren e kryeministrit Berisha. Rivaliteti me te cilin nisi per zotin Ceka ne takimin me Ramiz Aline ne 91-shin dhe kulmoi ne vitin 97, kur Ceka u vu ne krye te revoltes se armatosur kunder presidentit Berisha dhe me ngjarjet e vitit 98, me vrasjen e Azem Hajdarit, kur i ishte minister i Brendshem.
“Eshte nje lajm shume i gezueshem per PD dhe aleancen”, eshte shprehur kryeministri Berisha.
Me kete deklarate Neritan Ceka, i cili para pak kohesh mori me votat e demokrateve postin e nenkryetarit te Parlamentit, natyrisht i ka dhene fund edhe luhatjeve te tij te paradisamuajve, kur prishi aleancen me socialistet e Edi Rames dhe nisi bashkepunimin publik me Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes.
“Besoj se eshte nje lajm i mire per PAD qe te marre nje qendrim te sakte dhe te ndeze motorat ne fushate per nje fitore ne zgjedhjet e ardhshme”, ka pohuar Ceka.
Kjo deklarate eshte e paket per te shpejguar arsyet e verteta te zotit Ceka dhe largimit te tij nga aleanca me Ilir Meten, por si gjithmone kur vjen puna tek partite e vogla dhe sidomos para zgjedhjeve, ata kane treguar se me shume se parimet u intereson siguria nen sqteullat e dy partive te medha.
Top Channel