
Anetari i Partise Demokratike dhe njekohesisht kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi nuk e konteston ne parim sondazhin e Zogby, duke e konsideruar kete si nje tradite pozitive per jeten shoqerore dhe politike te vendit.
“Berja e sondazheve eshte nje gje pozitive per jeten shoqerore dhe politike dhe do behen me te besueshme me nje pjekuri me te madhe politike. Kompanite qe bejne keto sondazhe duhet te kene nje infrastrukture me te mire njerezore”, thekson Bojaxhi.
Me tej, ai shprehet me dyshim per marzhin e gabimit 3.2 %, duke thene se ky marzh eshte me i madh. “Ky sondazh tregon dicka, por qe ta marrim si te mireqene, duhet te dime parametrat dhe sa te besueshem jane. Na eshte thene se marzhi i gabimit eshte 3.2 %. Ky marzh nuk do ishte kaq nese 1000 votues te mundshem do ishin zgjedhur ne menyre rastesore ne te gjithe Shqiperine”, vijon ai.
Bojaxhi ka komentuar edhe ceshtjen e korrupsionit, duke thene se ka zbritur ne vendin e katert sipas sondazhit. “Perderisa ky sondazh, korrupsionin e nxjerr ne vend te katert, kjo tregon se qeveria ka bere nje permiresim thelbesor per kete element”, nenvizon perfaqesuesi demokrat.
Top Channel