Barazimi me Shqiperine ka gezuar maltezet te cilet kane marre dhe piken e pare ne keto eleminatore.
Pas ndeshjes lojtaret vendas jane duartrokitur nga tifozeria e tyre, per lojen e mire ne 45 minutat e dyta. Gazeta me e madhe vendase “Independent” shkruan ne faqet e saj se shpirti i gares dhe gjalleria e lojtareve vendas ne pjesen e dyte u shperblyen me nje pike.
Por kjo gje mesa duket nuk ka kenaqur trajnerin e Maltes, Dusan Fitzel, per te cilin fitorja e tyre do te ishte rezultati me i drejte i ndeshjes. Fitzel pohon se skuadra po ambientohej me skemen e re, nderkohe qe ne te dyten pershtatja me te solli dhe rastet e njepasnjeshme ne porten shqiptare.
“Jam i zhgenjyer, duhej te shenonin, pasi kjo ishte ndeshje qe duhet ta fitonim”, ka perfunduar trajneri i Maltes.
Top Channel