Ambasadoret, presion qeverise per “dosjet”

12/02/2009 19:20

Ligji i lustracionit mund te ndryshoje. Sinjali nuk ka ardhur nga qeveria, por nga ambasadorja ceke ne Tirane, vendi i se ciles mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian.

Pjesemarrese ne nje konvente te ish-te perndjekurve politike shqiptare, ambasadorja ceke nuk tregoi detaje per takimin e dy diteve me pare me kryeministrin Berisha per ligjin e lustracionit, por shprehu vullnetin e Bashkimit Europian se ligji ka vend per ndryshime.

“Ligji eshte i vlefshem, eshte ne fuqi, por une personalisht mund te imagjinoj edhe ndryshime te mundshme. Nese Shqiperia vendos qe kete ligj ta ndryshoje, Bashkimi Europian eshte i pergatitur te jape keshillat e nevojshme ligjore, qe ky ligj te kete nje permbajtje sa me te pershtatshme”, ka deklaruar ambasadorja.

Diplomatja ceke permendi kundershtimet e bashkesise nderkombetare per permbajtjen, sic tha ajo, te disa neneve anti-kushtetuese per te cilat duhet te marre nje vendim Gjykata Kushtetuese.

Ambasadorja ceke nuk i detajoi keto nene, por nje gje te tille e ka bere ne te njejten dite ambasadori britanik, Fraser Wilson ne nje takim ne Universitetin e Shkodres, qyteti qe ka vuajtur me shume nga regjimi komunist. Ambasadori Wilson ka hequr dore nga gjuha diplomatike.

“Ligji i lustracionit cenon gjyqesorin dhe prokurorine”, ka deklaruar Wilson. Ambasadori britanik ka kerkuar hapur pezullimin e zbatimit te ligjit nga Gjykata Kushtetuese, duke paralajmeruar qeverine se mungesa e reflektimit nga ana e saj, mund te cenoje integrimin europian te vendit.

“BE eshte i shqetesuar per faktin se ligji nuk po ndryshon, nderkohe qe Shqiperia deklaron se do te aplikoje per statusin e kandidatit”, ka pohuar diplomati.

Ai foli ne Shkoder edhe per zgjedhjet e aferta parlamentare dhe duke i lidhur standartet e tyre me standartet e ligjit te lustracionit beri kete deklarate: “Gjerat mund te shkojne edhe me keq. Duhet te sigurohemi se po merren vendimet e duhura qe 2009-a te mos jete nje shans i humbur per Shqperine”.

Top Channel