
UEFA ka inspektuar stadiumin e Sarandës, i cili tashmë është kthyer në një arenë e autoshkollave, ku bëhet guida e makinave. U mungon prej vitesh futbollistëve dhe publikut, për shkak se prej gati dy sezonesh, aty po zbatohet projekti modernizues.
Markus Keller, specialisti i UEFA-s, ka inspektuar dje punimet e para te kuadrati i fushës së rikonstruktuar të vishet me tapetin e blertë.
Mosardhja e tapetit të blertë të këtij stadiumi, për shkak të përplasjeve të shumta institucionale, e ka futur në një ngërç të zgjatur këtë investim prej 35 milionë lekësh, me fonde nga FSHF dhe nga Bashkia e Sarandës.
Ekspertët e ardhur kanë parë nivelin dhe cilësinë e punimeve të kryera për stadiumin, të cilat në përgjithësi i kanë përkufizuar të mira. Por para syve të ekspertit të UEFA-s ka qenë e vështirë të fshihet fakti se, mungesa e një rrethimi dhe portat e shqyera, janë një anormalitet që ka çuar deri në përdorimin e fushës së shtruar për guidim të kursantëve të autoshkollave për shoferë.
Top Channel