Terry: Scolari pagoi per ne

11/02/2009 15:45

John Terry gjithmone e ka pranuar se eshte ndier mire me trajnerin Scolari dhe pas largimit te tij ai nuk mund te mos thote dicka.

Kapiteni i Chelsea ka kritikuar shoket e skuadres, duke thene se nuk ishte braziliani fajtor per rezultatet e dobta gjate javeve te fundit. “Scolari kishte mbeshtetjen time te plote. Nuk jam i sigurt se 2 ose 3 lojtare te tjere mund te thone te njejten gje. Ngela i shokuar pasi mora vesh lajmin”, shprehet mbrojtesi.

Ne vijim ai bej nje autokritike per shoket dhe veten e tij. “Scolari eshte nje njeri i madh por per fat te keq ne nuk kemi luajtur mire dhe ai e pagoi sepse ne fund te fundit jane rezultatet ato qe kane me shume rendesi”, shton lojtari anglez ne nje interviste qe ka gjetur hapesire ne gjithe shtypin britanik.  

Top Channel