Solana: Izraeli te vazhdoje negociatat e paqes

11/02/2009 17:45

Shefi i Politikes se Jashtme ne BE, Havier Solana ka deklaruar se qeveria e re e Izraelit duhet te jete gati per te vazhduar negociatat per procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Deklaraten e tij Solana e beri nga Moska, ku me nje grup zyrtaresh ruse diskutoi mbi situaten ne Rripin e Gazes.

Nderkohe, kryeministri palestinez, Fayyad i ka bere thirrje Izraelit qe te ndale ndertimet ne rrethinat e Jeruzalemit, qe kalojne vijat e demarkacionit te vitit 1967.

Fayyad ka publikuar gjithashtu nje liste me kerkesa qe do t’i dergoje kryeministrit te ri izraelit, kushdo qofte ai.

Mes kerkesave jane: rikthimi tek marreveshjet e sigurise qe hyne ne fuqi ne Cisjordani para 28 shtatorit te vitit 2000, fundi i izolimit te Gazes dhe heqja e postoblloqeve ne Bregun Perendimor.

Top Channel