
E mbetur jetime me vellain me te vogel, ne pamundesi per te siguruar jetesen, nje vajze 19-vjecare nga Berati
ka zgjedhur te punoje si prostitute, por ka rene ne pranga se bashku me tutoren e saj.
Burime te Komisariatit te Policise Berat kane njoftuar arrestimin e 35-vjecares Blerina Kanani, lindur dhe banuese ne lagjen “Kushtrim” te ketij qyteti dhe 19-vjecares me inicialet M. D, e cila eshte shfrytezuar per qellime prostitucioni. Policia tha se arrestimet u kryen ne ambientet e nje moteli ne hyrje te qytetit.
Kanani mesohet se njihej prej disa kohesh me vajzen, pasi punonin bashke ne nje lokal ne qytetin e Beratit. Vajza e re mesohet se nuk kishte asnje mundesi shkollimi dhe jetonte ne kushte teper te veshtira ekonomike. Kjo gjendje eshte shfrytezuar nga 35-vjecarja Kanani. Vajza paguhej me 5 mije leke te reja per “sherbimin” dhe klientet i gjente shoqja e saj, e cila mbante gjysmen e parave.
Top Channel