Renditja e FIFA-s, Shqiperia humbet terren

11/02/2009 16:10

Ne ndryshim nga muaji i kaluar, kombetarja kuqezi ka humbur nje vend ne renditjen e pergjithshme te FIFA-s.

 

Sipas klasifikimit te ri te publikuyar sot ne faqen zyrtare te FIFA-s, djemte e drejtuar nga Arie Haan ndodhen ne vendin e 79-te, nje shkalle me poshte, edhe pse kane marre 11 pike me shume. Aktualisht, kombetarja shqiptare ka 435 pike, dhe para saj ndodhet Trinidad & Tabogo.

Nderkohe, Malta, kundershtarja e dites se sotme, ndodhet ne vendin e 154 me 134 pike dhe 6 pozicione me poshte se nje muaj me pare. Ky klasifikim udhehiqet nga Spanja qe ndiqet me rreth 150 pike diference nga Gjermania, ndersa me pas vijne Holanda, Italia, Brazili, Argjentina, Kroacia, Anglia, Rusia e Turqia. 

Top Channel