Ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Gjirokaster eshte mbajtur seanca e katert gjyqesore ne ngarkim te dy te rinjve nga fshati Toc i Tepelenes qe akuzohen per organizim te paligjshem te protestave.
Seanca gjyqesore eshte shoqeruar me proteste ne nje nga sheshet kryesore te organizuara nga shoqatat patriotike dhe G99. Tre seancat e kaluara jane zhvilluar ne gjykaten e Tepelenes por pas mbylljes se saj, gjyqi eshte transferuar ne Gjirokaster.
Dy te rinjte akuzohen nga komisariati i policise se Tepelenes per organizim te paligjshem protestash. Disa muaj me pare disa dhjetera banore te fshatit Toc protestuan kunder prefektit te Gjirokastres, Spiro Ksera dhe kryebashkiakut te Himares Vasil Bollano ne lidhje me deklarimet e tyre.
Pas protestes dy te rinjte u akuzuan dhe rrezikojne denimin nese gjenden fajtore. Seanca ndaj tyre eshte zvarritur per shkak te mungeses se deshmitareve.
Ne kete seance prokurori i ceshtjes kerkoi shpalljen e dy te rinjve te fajshem dhe denimin e tyre me nga 100 mije leke gjobe. Ndersa gjyqtari lajmeroi se ne daten 16 shkurt do te shpallet vendimi.
Top Channel