Malta, sekrete për formacionin

11/02/2009 09:55

Trajneri i Maltës, çeku Dushan Fitzel, ka preferuar ta mbajë sekret formacionin e mundshëm për ndeshjen e sotme ndaj Shqipërisë.

“Nuk dua të zbuloj 11-shen, u shpreh ai në konferencën për shtyp, kam shumë alternativa, jo vetëm nga pjesa e parë e mirë ndaj Ferencvaroshit, por edhe nga e dyta. Nga një anë, është mirë që kam mundësi të tilla, por në tjetrën është keq, sepse e kam të vështirë të zgjedh”.

Të gjithë gazetarët e pranishëm ishin të interesuar rreth sulmuesit Majkëll Mifsud. “Mifsud dëshiron të luajë, të shënojë dhe të fitojë, u përgjigj Fitzel, i pyetur rreth gjendjes psikologjike të sulmuesit më të mirë maltez, i cili militon në radhët e skuadrës angleze të Barnsli. Interesimit të madh rreth zbulimit të ndonjë emri të formacionit të parë, trajneri i Fitzel iu përgjigj me humor: “Trajneri është i vetmi i sigurt”. Po ashtu, ai e konsideroi si fatkeqësi mungesën e një ndër më të mirëve në këto eliminatore, Xhemi Pejs. Malta është në kërkim të pikëve të para, pasi deri tani është në kuotën e 0 pikëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta