Kuqezinjtë, favoritët e kompanive të basteve

11/02/2009 09:45

Maltë-Shqipëri nuk i ka shpëtuar vë mendjes së bashtexhinjve. Të gjitha shoqëritë ndërkombëtare të basteve e shohin Shqipërinë si favorite e madhe, për fitoren e kësaj ndeshjeje.

Të pakët janë ata që besojnë te fitorja e Maltës, e cila është kuotuar me 5.2. Pak preferohet nga bastexhinjtë edhe barazimi, i kuotuar 3.4. Ndërsa 1.6 është kuota për fitoren e Kombëtares sonë.

Gjithsesi, dje, koeficienti për fitoren e Maltës ka qenë në rritje, ndërsa koeficienti i Shqipërisë ka qenë në ulje, gjë që konfirmon se, Shqipëria shikohet si favorite nga bukmejkërsat. Në klasifikimin e përgjithshëm në këto eliminatore për zonën e Evropës, pas pesë pikëve të grumbullua në ndeshjet e deritanishme në Grupin 1, Shqipëria pozicionohet në vendin 24-të.

Ndërsa kundërshtari ynë pozicionohet në fundin e këtij klasifikimi, në vendin e 51-të (ose e treta nga fundi), duke lënë pas vetëm kombëtaret modeste si ajo e San Marinos dhe Andorrës.Por edhe këto dy vende, Malta i ka lënë pas vetes vetëm falë golavarazhit më të mirë: kundërshtari nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 11.

Dy të tjerat kanë shënuar nga një gol, por kanë pësuar 12. Në klasifikimin për dhjetë ndeshjet e fundit në arenën ndërkombëtare, Shqipëria renditet e 55 në Evropë, ndërsa Malta e 51-ta. Për sa i përket opsionit të gjetjes së rezultatit të saktë të këtij takimi, më të mundshme shikohen 0-1 apo 0-2 për kuqezinjtë, që kuotohen 7.50.

Koeficienti për fitoren 1-2 të Shqipërisë është 8.50, por edhe për barazimin 1-1. 12 është kuotuar barazimi 1-0. Një fitore 0-3 e shqiptarëve kuotohet me 13. Fitoret e mundshme të Maltës, 1-0 dhe 2-1 kutohen përkatësisht me 14 dhe 21. Mbyllja e ndeshjes me fitoren e Shqipërisë 2-2 (në të dyja pjesët) kuotohet me 2.75. Fitorja 1/1 e Maltës ka koeficient 11. Ndërsa 67 është kuota për 2/1 (fitoren e skuadrës sonë në pjesën e parë dhe përmbysjen e rezultatit në pjesën nga Malta).

Top Channel