
Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha eshte marre i pandehur nga Prokuroria e Pergjithshme per ceshtjen e Gerdecit.
Sipas burimeve jo te konfirmuara zyrtarisht, mesohet se Hoxha bashke me ish- komandantin e Forces se Bashkuar, Shpetim Spahiu dhe ish-komandantin e Forces Mbeshtese Zija Bahja jane marre te pandehur, pasi akuzohen per shperdorim detyre.
Po sipas ketyre burimeve edhe mbi ish-sekretarin e Ministrise se Mbrojtjes, Ardian Mullai, eshte ngritur nje akuze.
Gjate paradites se sotme, Prokuroria ka thirrur nje numer te madh personash, ish-ushtarake te larte dhe ish-zyrtare.
Avokati i Drejtorit te Logjistikes Dashnor Caushi, kerkoi shtyrjen e paraqitjes se tij.
Ne prokurori pritet te mberrije ish-ministri Fatmir Mediu, ndersa mesohet se avokati i Drejtorit te Logjistikes Dashnor Caushi, kerkoi shtyrjen e paraqitjes se tij.
Pjesa me e madhe e ushtarakeve, qe do te paraqiten sot kane qene disa here ne prokurori, atehere kur Ministria e Mbrojtjes fajesonte pjesen e ushtrise per Gerdecit dhe keta te fundit ia linin pergjegjesine institucionit.
Top Channel