Barcelona, Eto’o mendon per Interin

11/02/2009 17:20

Samuel Eto’o afrohet edhe me shume me skuadren e Interit.

Lojtari nga Kameruni edhe pse thote se deshiron te qendroje tek Barcelona, nuk ka pranuar ta zgjase kontraten me klubin “blougrana”.

Sulmuesi ka nje kontrate qe e lidh me Barcelonen deri ne vitin 2010 dhe kjo ka vene ne levizje drejtuesit katalanas, te cilet kane marre pergjigjen e lojtarit: “Ka ende kohe per te vendosur…”.

Per te mos rrezikuar qe afrikani te largohet me parametrat zero ne muajin janar, drejtuesit e Barcelones po shikojne edhe mundesine e shitjes se tij tek Interi qe ne fund te ketij sezoni.

Kartoni i sulmuesit vleresohet rreth 20 milione euro dhe ky nuk eshte nje problem per Interin, pasi bomberi katalanas vleresohet shume ne ambientin zikalter.

Top Channel