Arie Haan kenaqet me barazimin

11/02/2009 21:50

Ne kundershtim nga ajo cfare pritej, trajneri Arie Haan eshte shprehur i kenaqur me kete barazim por nuk ka kursyer kritikat per lojen e skuadres.

Ne mikrofonin e SuperSport ai tha se sulmi dhe mesfusha qendruan shume larg ne pjesen e dyte dhe kjo ishte nje e e mete e madhe per skuadren tone. Per sa i perket nderrimit te shpejte te Vangjelit, Haan tha se nuk ishte dita e tij.

“Jam i kenaqur me rezultatin duke pare ndeshjen qe luajtem ne 45 minutat e dyta dhe gjate 45 minutave te dyta u munduam te ruanim rezultatin”, ka theksuar Haan.

Ai ka bere edhe nje koment per paraqitjen pozitive te Gilman Likes, ndoshta me i miri i kombetares kuqezi. “Sot ishte ne nje pozicion te mire ne nje ndeshje te veshtire. Ne pjesen e dyte menduam me shume per barazimin. U kam thene lojtareve qe duhet te sterviten sa me shume per te qene ne nje gjendje sa me te mire fizike”, perfundoi trajneri.

Top Channel