
Ashtu sic pritej, prokuroria ka thirrur sot nje numer te madh personash, ish-ushtarake te larte dhe ish-zyrtare, te cileve pritet t’u komunikohen akuzat per tragjedine e Gerdecit.
Pas fletethirrjes se prokurorise se pergjithshme, sot ne kete institucion eshte paraqitur ish-shefi i shtabit te pergjithshem, Luan Hoxha. Prokuroria ka leshuar fletethirrje edhe per 6 ish-zyrtare te ministrise se Mbrojtjes.
Ne prokurori pritet te mberrije ish-ministri Fatmir Mediu, ndersa mesohet se avokati i Drejtorit te Logjistikes Dashnor Caushi, kerkoi shtyrjen e paraqitjes se tij. Dita e sotme do te jete intensive dhe plot te papritura per hetimet e Gerdecit, ku per disa prej te thirrurve do te komunikohen akuzat.
Pjesa me e madhe e ushtarakeve, qe do te paraqiten sot kane qene disa here ne prokurori, atehere kur ministria e Mbrojtjes fajesonte pjesen e ushtrise per Gerdecit dhe keta te fundit ia linin pergjegjesine institucionit.
Top Channel