“Dosjet”, Topi: Respektoni heshtjen time

11/02/2009 19:55

Nje ore pasi reporteret e Keshillit te Europes bene publike rezervat e tyre per permbajtjen e ligjit te lustracionit, pikerisht pas takimit me ta, presidenti i Republikes, Bamir Topi vizitoi ne spitalin e Sanatoriumit ish-te burgosurin politik Mersin Vlashi.

Gjate revoltes se Spacit me 21 maj 1973, ai pikturoi flamurin pa yll dhe per kete u denua edhe me 25 vite te tjera burgim, mbi ato qe ishte gjykuar qe ne moshen 18 vjecare. Nga kjo, Mersin Vlashi beri plot 33 vite burg.

“Zoti Vlashi e perballoi ate vuajtje per idealet e veta qe nuk ishin individuale, por te njerezve qe ishin me te. E konsideroj kete nje vizite humane. Te flasesh tek sanatoriumi, qe do te thote “sherim”, per ceshtjet e politikes eshte pa lidhje. Ne pretendojme te sherojme politiken dhe shpresojme se do ta bejme kete. Perderisa kam heshtur per ligjin e dosjeve, me lejoni te rri ne heshtjen time”, eshte shprehur Topi per mediat.

Presidenti zgjodhi te heshte per ligjin e lustracionit. Analistet e komentuan kete si nje mosaprovim te ligjit ne formen e tij aktuale, nderkohe qe ne thelb, me veprime serish te heshtura, presidenti po tenton te tregoje se mbetet i atashuar me shtresen e ish-te perndjekurve.

Top Channel