
Prokuroria ka dhene goditjen e pare te saj ne lidhje me abuzimin e tokave ne bregdetin e Kavajes, gjate nje operacioni i koduar “Toka e Spostuar”.
Ne baze edhe te urdherave te gjykates se Tiranes, kater persona jane arrestuar nen akuzen e falsifikimit te dokumentave dhe mashtrimit.
“Per kete arsye jane ndaluar shtetasit Gjergji Pirro Hyso, 53 vjec me profesion avokat, Ali Rustem Aliaj, 58 vjec dhe punonjes i zyres vendore te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Petrit Kasem Kullolli, 53 vjec dhe punonjes i te njejtit institucion, si dhe Fatos Xhevdet Gjuzi, 45 vjec dhe shef i zyres vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Kavaje”, ka saktesuar ne nje konference per shtyp zedhenesi i policise.
Nga hetimet disa mujore ka rezultuar se te arrestuarit kane falsifikuar dokumentet e pronesise, duke i dhene nje familjeje ne menyre te paligjshme rreth 450 dynym toke ne zonen bregdetare te quajtur “Plazhi i Gjeneralit”. Personat dyshohen se kane spostuar token e pronareve te ligjshem, kundrejt perfitimeve ekonomike.
Top Channel