Sondazhi i “Zogby”: PS para PD, por zgjedhjet ende pa fitues

10/02/2009 21:28

Nese zgjedhjet do te zhvilloheshin sot, do te ishte e veshtire te percaktohej fituesi. Gjithesesi shqiptaret do te votonin 37 perqind per partine Socialiste, 30 perqind per partine Demokratike dhe 5 perqind per LSI.

Keto jane rezultatet e sondazhit te pare te “Zogby International”, kompanise se njohur amerikane ne fushen e sondazheve, qe u publikuan ne mbremje ne ekranin e Top Channel. Rezultati, ndonese jep partine Socialiste perpara, per analistet e Zogby eshte shume heret per te shpallur nje fitues, pare edhe marzhin e gabimit qe sipas tyre eshte 3.2 perqind. Por ajo qe bie ne sy eshte edhe numri i larte i te pavendosurve qe eshte 19 perqind, ose nje nder cdo pese votues.

 “Zogby International”, nje prej kompanive me prestigjioze te sondazheve, nisi keshtu publikimin e sondazheve mujore deri ne zgjedhje. Pervec pyetjes se zgjedhjeve, nje tjeter pyetje drejtuar te anketuarve ishte ajo per performancen e dy lidereve, kryeministrit Berisha nga njera ane dhe kryetarit te partise Socialiste Edi Rama nga ana tjeter.

32 perqind e tyre e kane vleresuar pozitive performancen e kryeministrit Berisha, ndersa 44 perqind e cilesojne pozitive performancen e kreut socialist te opozites Edi Rama. 

Sa i perket drejtimit ne te cilin po ecen Shqiperia, sipas rezultateve, shqiptaret jane te ndare pergjysme. 44 perqind e shohin si pozitiv, ndersa 41 perqind mendojne se vendi po shkon ne drejtimin e gabuar. Nje pike qe ka lene te kenaqura dy partite e medha eshte ajo e opinionit, ku si PD dhe PS kane nje vleresim mbi 50 perqind. Gjysma e te anketuarve e kane vendosur se per ke parti te votojne, 29 perqind kane preference, ndersa rreth 20 perqind duhet ende te vendosin.

Por pertej interesit per shifrat politike, shqiptaret bazuar ne te dhenat e sondazhit, shohin si shqetesim te madh papunesine, rreth 66 perqind. Ndersa 57 perqind mendojne se ekonomia eshte problem prioritar. Pas tyre vjen varferia, me 47 perqind, korrupsioni ne qeveri me 32 perqind, cmimet dhe inflacioni, shendetesia e arsimi.

Rezultatet u lexuan live ne kohe reale nga vete analistet e Zogby International. Zogby ka dhene garanci publike per linjen editoriale te sondazhit, qe eshte realizuar teresisht prej Zogbyt. Nje garanci qe e dha edhe vete presidenti i kompanise, akademiku i njohur John Zogby ne nje interviste nga Miami per Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA