SHBA, zbulohet plani 1 trilion dollaresh

10/02/2009 17:55

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner ka zbuluar se plani per shpetimin e bankave te prekura nga kriza ekonomike do te jete 1.5 trilione.

Sipas planit, masa e programit te Federal Reserve per programin e dhenieve hua do te ngrihet deri ne 1 trilion nga 200 bilione dollare qe ishte parashikuar.

Gjithashtu, nje investim publik dhe njekohesisht privat prej 500 bilionesh do te krijohet per te blere asetet e keqija te bankave.

“Ne keto momente pjeset kritike te sistemit tone financiar jane te demtuara. Ne vend qe te sherbeje si katalizator per rimekembjen e ekonomise, sistemi financiar po punon ne drejtim te kundert dhe kjo eshte pikerisht dinamika e rrezikshme qe duhet te ndryshojme”, ka deklaruar Geithner.

Top Channel