Sarkozy viziton Bagdadin, tre dite ne Gjirin Persik

10/02/2009 10:40

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka zhvilluar nje vizite surprize ne Bagdad. Ai do te qendroje tre dite ne rajon se bashku me ministren e Ekonomise, Christine Lagarde, ndersa do te vizitoje edhe Omanin, Bahreinin dhe Kuvajtin.

Kjo eshte vizita e pare e nje kreu shteti francez qe prej rrezimit nga pushteti te ish-presidentit Husen ne vitin 2003. Vizita shihet si nje hap i madh ne perpjekjet per ndertimin e marredhenieve me Irakun dhe SHBA-ne, duke qene se Franca ishte kunder pushtimit te Irakut.

Sarkozy do te takohet me presidentin Jalal Talabani dhe kryeministrin Nouri Maliki, si dhe zyrtare te tjere.  Opozita qe i beri Franca luftes ne Irak coi ne bojkotin amerikan te mallrave franceze.

Top Channel