Ronaldo: Me jepni edhe nje muaj kohe

10/02/2009 17:10

Pak nga pak, Ronaldo po tkurr durimin e tifozeve te Corinthias qe po e presin me padurim te luaje ne sulmin e skuadres se tyre te zemres.

Ish milanisti, prej disa javesh po merr pjese ne nje program stervitor shume te ngjeshur, por koha e rekuperimit duket se do te jete me e gjate se parashikimet. “Po bejme te pamunduren per t’u rekuperuar sa me shpejt por mungon ende edhe nje muaj. Te kthehesh ne 10 % te formes eshte shume e rendesishme”, eshte shprehur lojtari ne nje interviste per nje televizion brazilian.

Ne vijim te deklarates, Ronaldo ve theksin ne friken qe ka per nje demtim te ri. “Rreziku eshte i madh por shpresoj qe te me shkoje mire. Une nuk do ta nisja kete sfide nese nuk do isha i sigurt se mund ta perballoja. Dua t’i tregoj vetes se mund te rikthehem ne fushe. Futbolli nuk eshte matematike por dinamike dhe dikush mund te perdore menyren e tij per te rigjetur formen ideale”, perfundon ish “fenomeni”.

Top Channel