
Eshte shoqeruar serish me tension seance e radhes ndaj te pandehurve te Cerrikut te akuzuar per masakren e 1997 ndaj gardisteve.
Ashtu si edhe heret e tjera bashkepuntori, Bujar Buzani i bashkeakuzuar me gjashte persona te tjere nuk ka mundur dot ta coje ne fund deshmine e tij.
Ka mbetur serish pa u pershkruar pjesa se si u qellua ne drejtim te gardisteve megjithese ai arriti te pershkruaje menyren si ishte armatosur ai dhe te pandehurit e tjere diten e ngjarjes. I pandehuri tha se se bashku me Arjan Tosken kishin ne krah kundertank dhe te tjeret bomba dhe arme.
Por kane mjaftuar disa copeza fjalish, ku Buzani pershkruante se per t’u mesuar e verteta ai nuk kursente as kusherinj dhe as te vellane, pasi sipas tij e kishte mesuar Zoti qe avokati Saimir Visha, por edhe te tjeret te kembengulin, se ai nuk ishte ne rregull nga mendja.
Pasi iken te pandehurit policet qe e ruanin te pandehurin i lane me shume hapesire ne kafaz, Bujar Buzanit, por me pas u revoltua, Llazar Bicja, qe kerkoi dereheqjen e prokurorit pasi sipas tij e ka kthyer ceshtjen ne personale.
Top Channel