Malte, Duka kerkon impenjim nen syte e Ferguson

10/02/2009 15:45

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka kerkoi impenjimin maksimal per ndeshjen me te rendesishme te vitit per kombetaren tone.

Pas stervitjes se djeshme, shefi i FSHF-se ka biseduar me kuqezinjte, duke u kerkuar impenjim maksimal per kete sfide. Trajneri Haan ka pasur ne dispozicion gjithe skuadren vetem dje ne mbremje.

Ai ka eksperimentuar Currin ne mesfushe dhe mendohet qe mbrojtesi do vendoset ne pozicionin ku zakonisht luan Cana. Nje tjeter lajm qe po ben buje qe nga Malta eshte prania e trajnerit te Manchester United, Alex Ferguson ne ishull per nje takim me tifozerine e skuadres se tij.

Sipas mediave vendase, Ferguson do ndjeke ndeshjen Malte-Shqiperi, pse jo per te vezhguar me imtesi edhe ndonje element te skuadres tone perfaqesuese.

Top Channel