Leku zhvleftesohet me shume ndaj Euros

10/02/2009 15:50

Leku eshte zhvleresuar serish edhe sot ndaj Euros duke arritur nje rekord te ri te ketyre viteve te fundit.

Sipas te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise, nje Euro eshte kembyer me 128.06 leke ne tregun e brendshem. Krahasuar me nje dite me pare Euro kushton 0.46 leke me shume. Nderkohe qe krahasuar me javen e kaluar nje Euro shitet ne treg plot 2.15 leke me shume.

Qe prej fillimit te vitit Euro eshte forcuar ne menyre konstante ndaj Lekut duke ju afruar nivelit historik te kembimit 130 leke.  

Top Channel