Kombetarja, mungon edhe Beqaj, Haan jo-euforik

10/02/2009 18:00

Pas Canes dhe Lales, kombetarja duhet te luaje ndaj Maltes edhe pa titullarin e portes, Arjan Beqaj, i cili eshte i demtuar dhe do ta ndjeke ndeshjen nga tribuna.

Por Arie Haan me shume se mungesave, i trembet euforise qe mund te shfaqet te lojtaret, nenvleresimit te kundershtarit, por edhe formes se disa prej titullareve, qe nuk jane aktivizuar rregullisht ne klubet e tyre respektive.

Ne konferencen per shtyp te dites se sotme, tekniku holandez i kuqezinjve theksoi se Beqaj do ta ndjeke ndeshjen nga tribuna pasi nuk ka arritur te rekuperohet dhe ka kerkuar nga skuadra qe ta vleresoje ne maksimum kundershtarin. Formacioni titullar do vendoset pas stervitjes se sotme qe do te jete edhe e fundit per kombetaren tone.

Nga ana tjeter, trajneri i Maltes eshte shprehur i kenaqur me gjendjen e skuadres se tij dhe pohoi se neser do kerkoje fitoren pasi do hedhe ne fushe nje skuader sulmuese. Gjithashtu, ai pohoi se eshte ne dijeni te plote te mungesave te rendesishme per Shqiperine.

Top Channel