Itali, Mediaset pranon doreheqjen e Mentanas

10/02/2009 14:45

Mediaset ne Itali pranon doreheqjen e drejtorit editorial, te famshmit Enrico Mentana.

Ish-drejtori i Tg5, dha doreheqjen mes polemikash, me kompanine, e cila vendosi qe mbremjen e kaluar te transmetonte “Grande Fratello” ne Canale 5, kur prej vetem pak minutash Eluana Englaro, kishte nderruar jete.

Kompania, nga ana e saj, ka pranuar doreheqjen por jo motivacionet e Mentanes. Ndersa lajmin per doreheqjen nga detyra e tij, e ka dhene vete Mentana.

“Nuk mund te veprohet keshtu ne nje televizion te madh. Nuk ekziston vetem audienca. Zgjedhje te tilla, zbehin besueshmerine dhe personalisht nuk kam asnje qellim ta mbeshtes. Sonte (dje) drama e vetme ne Canale 5 eshte perjashtimi i nje konkurenteje nga “Grande Fratello” Dhe ne mesnate, nese drejtuesve u behet mire, mund te flasim per dramen e Eluanes!”. u shpreh Mentana.

Nderkohe mbremjen e kaluar “GF” ka regjistruar nje rekord shikueshmerie te sezonit.

Top Channel