Hamas: Armepushimi varet nga rezultati i zgjedhjeve

10/02/2009 12:50

“Armepushimi ne Gaza do te varet nga rezultati i zgjedhjeve qe do po mbahen ne Izrael”. Kete ka deklaruar Osama Hamdan, nje nga pergjegjesit e levizjes se Hamasit, qe kontrollon Gazen.

“Po ndjekim zgjedhjet ne Izrael. Nese do te fitoje Netanyahu, nuk besoj se qeveria aktuale do te perfundoje ndonje marreveshje per paqe. Por nese do te jete serish fitues ekzekutivi aktual, atehere ka gjasa te arrihet nje pakt”, ka thene ai.

Egjipti po ndermjeteson per nje armepushim mes Hamasit dhe Izraelit, qe nuk kane pranuar te hyjne ne bisedime direkte.

Top Channel