“Gerdeci”, hetimet drejt fundit

10/02/2009 22:45

Ish-ushtarake te larte, por edhe ish-zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes jane thirrur kete te merkure per t’u paraqitur ne Prokurorine e Pergjithshme per tragjedine e Gerdecit.

Atehere kur ka mbetur edhe pak kohe nga perfundimi i afateve hetimore, mes ish-ushtarakeve qe do jene neser para grupit hetimor, jane te shumte emrat e atyre qe pergjate ketyre muajve kane qene ne organin e akuzes.

Gjate kesaj periudhe ata kane dhene deshmine e tyre dhe per te sqaruar pozicionin e Forcave te Armatosura ne lidhje me piken me delikate, ate te perzgjedhjes se Gerdecit per te vendosur fabriken e demontimit dhe transportimin e municioneve nga rrethe te ndryshme te vendit.

Disa prej tyre te kontaktuar ne telefon kane konfirmuar se kane ne dore fletethirrjen e prokuroreve te ceshtjes per t’u paraqitur heret ne mengjes. Mes tyre eshte konfirmuar se eshte kerkuar per ne Prokurori ish-komandanti i Forces se Bashkuar Shpetim Spahiu, ish-komandanti i Forcave Mbeshtetese Zija Bahja, qe te dy gjeneralet e shkarkuar ne te njejten kohe nga presidenti me propozim te ministrit te Mbrojtjes Gazmend Oketa.

Por zera te pakonfirmuar folen edhe per ish-shefin e Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, dy sekretaret e pergjithshem Ardian Mullai dhe Adriatik Mema, drejtorin ekonomik Shkelzen Medani dhe drejtori i Logjistikes Dashnor Caushi.

Burime te konfirmuara nga Prokuroria e Pergjithshme megjithese te rezervuara shtuan se e merkura do te jete nje dite intensive dhe plot te papritura per hetimet e Gerdecit, ku pritet qe disa nga te thirrurit te jene ne organin qendror te akuzes qe ne oren 8 te mengjesit deri ne 3 te mesdites, cka parashikohet te kete edhe komunikim akuzash per disa prej tyre.

Kjo pasi pjesa me e madhe e ushtarakeve kane qene disa here ne Prokurori atehere kur Ministria e Mbrojtjes fajesonte pjesen e ushtrise per Gerdecit dhe keta te fundit ja linin pergjegjesine institucionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA