Gaza, “AI” denoncon dhunen e Hamas

10/02/2009 18:20

Levizja islamike e Hamas po vepron ashper pas ofensives izraelite ne Rripin e Gazes, kunder atyre palestinezeve qe i konsideron si “bashkepunetore” te shtetit hebre.

Denoncimi vjen nga “Amnesty International”, qe i bazon akuzat mbi deshimte e mbledhura nga aktivistet e saj ne Rripin e Gazes.

Te njejtat akuza kishin ardhur me pare edhe nga shume organizata joqeveritare, si dhe nga vete viktimat e regjimit te levizjes radikale.

Sipas “AI”, ne fushaten e fundit te Hamas rreth 20 persona jane vrare ndersa disa dhjetra te tjere jane plagosur ose torturuar.

Top Channel