“Eluana”, autopsia mund te zhvillohet pasdite

10/02/2009 13:20

Mund te zhvillohet pasdite autopsia e trupit te Eluanes, vajzes e cila nderroi jete mbremjen e kaluar, pasi per 17 vjet ishte ne gjendje vegjetative dhe mbahej ne jete me ane te tubave.

Nderkohe presidenti i Republikes, Giorgio Napolitano, e ka konsideruar ndarjen nga jeta te Eluanes, nje moment te dhimbshem.

Prane vendit ku ndodhet trupi i Eluanes, mbreteron qetesia, ndersa njerezit kane nisur te ndezin qirinj ne kujtim te saj.

Pritet qe per pak ore aty te mberrijne prinderit e vajzes, vuajtjet e te cileve nisen ne vitin 1992, kur Eluana pesoi aksident rrugor. Mesohet se edhe nena e saj eshte ne gjendje te rende shendetesore.

Prinderit do ta shohin edhe njehere te bijen perpara se behet autopsia, ndersa i ati Beppino shprehet se pas kesaj qe ka ndodhur sigurisht qe ndihet i tronditur, por po perpiqet ta perballoje.

Gjithsesi, pertej kesaj ngjarjeje, vijojne mendimet pro dhe kunder euthanazise, e debatet per kete rast perfshine edhe politiken italiane.

Mediat vendase, por edhe ato nderkombetare pasqyruan gjeresisht ngjarjen, ndersa nuk kane munguar edhe analizat  per euthanazine.

Top Channel