
Shkarkimin e trajnerit Luis Felipe Scolari nga Chelsea, lojtari portugez Deco nuk e ka pertypur dot.
Nje dite pas vendimit, mesfushori eshte shprehur se ky nuk eshte vendimi i duhur qe duhej marre. “Ngela i shokuar kur mora vesh lajmin, gati gati nuk arrija t’i besoja. Scolari eshte nje trajner i mire dhe meritonte me shume kohe per te cuar perpara projektin”, ka deklaruar Deco, i cili u ble kete vere nga skuadra e Barcelones.
“Erdha ketu per te luajtur me Phil pasi projekti i tij me pelqeu dhe me bindi. Kam refuzuar shume skuadra per te ardhur ketu”, perfundon lojtari luzitan.
Nderkohe, Hiddink afrohet edhe me shume me skuadren blu pasi Federata Ruse e Futbollit e ka lejuar te nise bisedimet me Chelsea ku mund te punoje deri ne fund te sezonit, por paralelisht ai duhet te drejtoje edhe kombetaren e Rusise.
Top Channel