Chelsea hedh syte nga Guss Hiddink

10/02/2009 20:50

Tekniku holandez Guss Hiddink dhe Chelsea jane gjithmone e me afer.

Pas shkarkimit te portugezit Scolari, residenti Abramovich ka nisur kontaktet me Hiddink, i cili mban postin e teknikut te kombetares se Rusise. Edhe pse ai ka deklaruar se nuk ka ndermend te largohet nga kjo detyre, duket se bosi rus do arrije ta binde te transferohet ne Londer.

Trajneri qe edhe me pare ka drejtuar Australine njekohesisht me PSV Einthoven, mund te punesohet “full time” ne “Stamford Bridge” deri ne fund te ketij sezoni.

“Konfirmojme se kemi nisur kontaktet me Hiddink per te drejtuar skuadren deri ne fund te ketij sezoni”, thuhet ne nje komunikate zyrtare. Sipas shtypit anglez, kjo eshte nje taktike per te sjelle ne vere trajnerin e Milanit Carlo Ancelotti.

Top Channel