Al Kaeda kercenon Indine me sulme terroriste

10/02/2009 10:30

Al Kaeda kercenon serish me sulme terroriste, si ai i Mumbait.

Ne nje video, grupi terrorist qe drejtohet nga Osama Bin Laden paralajmeron Indine per atentate te ngjashme me ato te nentorit te kaluar, nese Nju Delhi do te sulmoje Pakistanin. Ne videon 20-minuteshe ne arabisht, komandanti i Al Kaedas ne Afganistan, Mustafa Abu al-Yazid, thote se India do ta paguaje shtrenjte, nese sulmon Pakistanin.

“Muxhahedinet do te bejne me ushtrine tuaj, ate qe bene me ruset ne Afganistan, do te qellojne qendrat tuaja ekonomike”, thuhet ne mesazh. Yazid ka denoncuar edhe sulmet ndaj grupeve militante ne Pakistan, ndersa u ben thirrje pakistanezeve te rebelohen ndaj qeverise se Islamabadit dhe presidentit Asif Ali Zardari.

Yazid besohej se kishte vdekur sipas burimeve pakistaneze. Dyshohej se ai ishte vrare gushtin e kaluar ne rajonin Bajaur dhe konsiderohej si numri tre i Al Kaedas, pas Al Zawahirit. Ai mendohet te jete organizator i shume sulmeve terroriste, si ai ndaj ambasades daneze ne Pakistan vitin e kaluar dhe vrasjen e Benazir Bhutto.

Top Channel