Trafiqet, Zajmi: DASH vleresoi Shqiperine

09/02/2009 20:05

Zevendesministrja Iva Zajmi ka deklaruar se, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vleresuar pozitivisht luften e Shqiperise ndaj trafikut te qenieve njerezore.

Gjate nje konference per shtyp, Zajmi duke cituar nje raport te ndermjetem vjetor per trafikimin te ketij departamenti, tha se ka nje rritje te arrestimeve dhe nje rritje te mbeshtetjes financiare nga ana e qeverise per luften ndaj ketij trafiku.

“Qeveria shqiptare ka bere nje progres te dukshem ne perpjekjet e saj per te luftuar trafikimin e qenieve njerezore, qe prej daljes se raportit 2008. Qeveria shqiptare gjithashtu ka rritur numrin e ndjekjeve penale dhe hetimeve, masat e denimit te dhena ndaj trafikanteve kane qene te duhura dhe te ashpra. Vec kesaj, qeveria caktoi rreth 20 police femra anti-trafik ne drejtorite kunder krimit te organizuar ne te gjithe vendin”, ka deklaruar Zaimi.

Top Channel