Sulm kamikaz ne Sri Lanka, 28 te vdekur

09/02/2009 10:35

Nje kamikaze ka hedhur veten ne ere, duke shkaktuar edhe vdekjen e 28 personave dhe plagosjen e dhjetera te tjereve. Ngjarja ndodhi ne verilindje te Sri Lankas.

Gruaja kamikaze ishte pjese e nje grupi civilesh, qe po perpiqeshin t’u shpetonin luftimeve. Nje zedhenes i policise tha se 20 prej viktimave te sulmit ishin ushtare. Gruaja aktivizoi bomben ndersa po kontrollohej nga disa police femra.

Zona prej nga po largoheshin civilet eshte arene e luftimeve mes forcave qeveritare dhe rebeleve te Tigrave te Tamilit.

Top Channel