Shperthen furgoni-bombe ne Madrid, nuk ka viktima

09/02/2009 10:55

Nje furgon-bombe shpertheu sot ne kryeqytetin spanjoll Madrid, por pa shkaktuar viktima. Lajmin e ben te ditur  radioja kombetare Rne, qe citon burime te policise.

Atentati ishte paralajmeruar nga nje telefonate ne Kryqin e Kuq lokal, pak kohe perpara shperthimit. Ngjarja ndodhi prane nje qendre panairesh ne lindje te Madridit.

Policia arriti te rrethuante zonen dhe te evakuonte njerezit perpara shperthimit, ndersa autoritetet kane bere pergjegjes grupin terrorist ETA per sulmin.

Top Channel