
Dy reporteret e Keshillit te Evropes, britaniku Devid Uillshir dhe finlandezi Jako Lakson jane takuar me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama me te cilin kane diskutuar per disa tema mjaft te debatuara kohet e fundit ne politiken shqiptare.
Ligji i “Dosjeve” si nje iniciative e kundershtuar ashper edhe nga vete Keshilli i Evropes me sekretarin e pergjithshem Terry Davis ka qene ne qender te bisedes mes tyre.
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama e konsideroi ligjin si nje perpjekje te kryeministrit Berisha per te ushtruar presion mbi sistemin e drejtesise.
Sipas tij, kjo iniciative ligjore eshte nje perpjekje e paster e shefit te qeverise per te mbyllur dosjet e korrupsionit ku jane perfshire edhe ministra e familjare te tij.
Rama shprehu qendrimin se e vetmja zgjidhje eshte terheqja e ligjit te “Dosjeve” nga qeveria dhe hartimi edhe njehere i tij me asistencen e Komisionit te Venecias e OSBE-s per ta pershtatur ne kete menyre me standardet e kerkuara nga Keshilli i Evropes.
Pergatitjet per zgjedhjet ishin nje tjeter pike te cilen kreu Rama e diskutoi me dy reporteret e KE-se duke u shprehur atyre shqetesimin se standardet e tyre jane ne rrezik per shkak te vonesave ne pajisjen e shtetasve me karta identiteti.
Nderkohe per rastin “Biberaj”, kryetari i Partise Socialiste theksoi se eshte treguesi me i qarte i menyres arbitrare dhe antirregullore sesi funksionon kjo mazhorance dhe kuvendi nen drejtimin e kryetares Jozefina Topalli.
Rama diskutoi me Uillshir dhe Lakson eshe sulmet qe mazhoranca ka kryer ndaj mediave te pavarura duke marre si shembull gazeten “Tema”.
Top Channel