Prifti: Sondazhet nxjerrin fituese LSI-ne
09/02/2009 19:50
Ceshtja e sondazheve ka qene ne fokusin e kreut parlamentar te LSI, Dritan Prifti gjate seances se sotme parlamentare.
Pasi ka sulmuar serish anketat, ai ka bere publik nje sondazh, sipas te cilit, Levizja Socialiste per Integrim, sot gezon mbeshtetjen e shqiptareve, qe nese do te votonin sot, do t’i jepnin kesaj partie 34 mandate deputetesh.
“Per hir te se vertetes une do t’iu lexoj sondazhin e vertete nga nje institucion nderkombetar qe i ka shkuar edhe Berishes e Rames. Tregojuni shqiptareve te verteten, sepse ne do te sjellim ne zgjedhje 500 vezhgues te huaj. Shqiptaret do t’ia japin voten LSI-se”, ka deklaruar Prifti.
Top Channel