Presidenti Laporta konfirmon ofertën për Julian Alvarez: E dimë që dëshiron të vijë te Barcelona, por nuk mund të presim pafund për të
Veterani Ryan Giggs ka ngjitur Manchester United ne krye te Premier League, pas fitores se veshtire 1-0 ndaj West Ham.
Ka mjaftuar nje gol dhe nje mbrojtje e pathyeshme me nje Van Der Sar qe nuk peson gol prej 13 ndeshjesh, qe “Djajte e kuq” te mundin skuadren e Zola-s, i cili tashme eshte dhe kandidati kryesor per zevendesimin e Scolari-t tek Chelsea. Pas kesaj fitoreje, skuadra e Sir Ferguson rimerr vendin e pare, dhe eshte me nje ndeshje me pak se skuadrat e tjera.
Vazhdojne humbjet e pikeve te Arsenal. “Topcinjte” e Arsene Wenger kane barazuar pa gola ne derbin londinez perballe Tottenham. Pas deshtimit te radhes, nje tjeter lajm i keq per trainerin e Arsenal, i cili nuk do te kete sherbimet e sulmuesit Adebayor ne ndeshjen e Liges se kampioneve kunder Romes.
Top Channel