Javier Aguirre ne dyert e Newcastle

09/02/2009 16:40

Menjehere pas shkarkimit nga drejtimi i Atletico Madrid, trajneri Javier Aguirre nuk e ka te veshtire te gjeje nje pune te re. Ata qe e kerkojne jane anglezet e Newcastle.

Sipas gazetes “El Mundo Deportivo”, nje pjese e drejtuesve angleze po kalojne kohe te gjate ne Spanje, ku pervec disa lojtareve po kontaktojne edhe me teknikun meksikan. Nje fakt qe mund ta favorizoje ish drejtuesin e Atletico eshte se trajneri aktual i Newcastle, Joe Kinnear eshte shtruar ne spital per shkak te nje problemi shendetesor.

Aktualisht asgje nuk eshte bere zyrtare sepse palet nuk kane njoftuar ende fillimin e bisedimeve, por burime te sigurta nga Spanja bejne me dije se shume shpejt pritet qe palet te firmosin nje marreveshje paraprake, e cila mund te konkretizohet ne fundin e ketij sezoni.

Top Channel